image Guardiola e përsërit: Do të doja të qëndroja edhe 10 vite te Man City

Futboll

Guardiola e përsërit: Do të doja të qëndroja edhe 10 vite te Man City

news image

Pep Guardiola ka folur edhe njëherë për të ardhmen e tij te Manchester City.

Spanjolli ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar për shumë vite tek klubi anglez.

51-vjeçari ka kontratë me Man Cityn deri në vitin 2023, megjithatë ka sugjeruar se edhe nëse do ta rinovojë kontratën, atë do ta bëjë në fund të sezonit të ardhshëm.

“Nëse e zgjas kontratën time, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm. Më përpara nuk do të ndodhë. Unë jam këtu prej shumë vitesh dhe më duhet të shoh se si ndihemi bashkë, unë dhe ekipi.

“Do të doja të qëndroja edhe 10 vite, por na duhet kohë”, ka dekaruar spanjolli.

/GazetaSinjaliSport/