image Guardiola dëshiron shërbimet e sulmuesit të Barcelonës

Futboll

Guardiola dëshiron shërbimet e sulmuesit të Barcelonës

news image

Drejtuesit e Manchester City kanë filluar të kontaktojnë me sulmuesin francez të Barcelonës, Antoine Griezmann, përcjellë Sinjali Sport.

Trajneri i Manchesters Cityt Pep Guardiola është në bisedë direkte me Griezmannin.

Sipas një raporti nga “Foot Mercato”, Manchester City duket se ka rritur përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Antoine Griezmann në këtë verë.

Kampionët e Premier League janë në kontakt me sulmuesin francez, i cili mund të lirohet nga Barcelona.

Interesimi nga Manchester City nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh se ata janë në kërkim të një zëvendësim afatgjatë të Sergio Aguero, i cili u transferua te Barcelona. /Gazeta Sinjali Sporti/