Sot rreth orëve të mbrëmjes një rrahje mes dy personave është filmuar në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se deri në arritjen e policisë një person ka tentuar që t’i ndaj personat që rriheshin, mirëpo i njëjti nuk ka pasur sukses.
Ajo se çfarë bie në sy nga video është ndërhyrja e ngadaltë e policisë, të cilët veprojnë sikurse të ishin spektatorë. /Gazeta Sinjali/