image Grupi punues për vizat mblidhet nesër, çka pritet nga ky takim

Politikë

Grupi punues për vizat mblidhet nesër, çka pritet nga ky takim

news image

Mbledhja e Këshillit të Bashkimit Evropian për vizat do të mbahet nesër dhe pritet që të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zyrtarët francez gjatë mbledhjes së kaluar të këshillit të BE-së që u mbajtur më 13 tetor, është raportuar se kanë kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas kësaj mbledhjeje ka thënë se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit. Ajo shpresonte që ky vendim të jetë pozitiv.

Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.

“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, ka thënë Cramon gjatë një konference në Prishtinë, më 24 tetor.

/GazetaSinjali/