image Grupi me studentë ndërkombëtarë anulon vizitën në Prekaz “për mos ta provokuar situatën”

Sociale

Grupi me studentë ndërkombëtarë anulon vizitën në Prekaz “për mos ta provokuar situatën”

news image

Tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” sot janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.

Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë te Kompleksi Memorial në këtë fshat.

Kjo për shkak të një vizite të paralajmëruar, nga një grup i studentëve nga Serbia.

Pas këtyre raportimeve, organizata joqeveritare “Qendra kosovare për diplomaci”, e ka anuluar një vizitë “për të mos e provokuar situatën”, ani pse ata nuk janë grupi që pretendohej.

Rrugës për në Prekaz, me 60 studentët ndërkombëtar, asnjë nga rajoni, fatkeqësisht hyrja na u pamundësua nga protestuesit që kishin dalë për të parandalu hyrjen e një grupi tjetër që ishte e paraparë të ndodhte sot”, ka shkruar Labinot Hajdari.

Hajdari ka vazhduar tutje duke thënë se meqenëse është vet nga Drenica, i di mirë plagët dhe shqetësimet e secilit, prandaj për të mos provokuar situatën, kanë vendosur të anulojnë vizitën e tyre në Prekaz.

“Duke qenë vet nga Drenica, i di mirë plagët dhe shqetësimin e secilit protestues, prandaj edhe pse ne nuk ishim grupi që pretendohej, meqë ne jemi organizim tjetër, për të mos provokuar situaten, vendosëm ta anulojme vizitën në Prekazin heroik”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/