Për plagosjen e katër personave në ‘Duplex’ policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh.
Arrestimi i tyre është bërë mbrëmë dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Vrasje e rëndë në tentativë & Armëmbajtje pa leje & Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Rr. Rinia, Prishtinë 09.11.2019 – 02:00. Lidhur me rastin me datën 26.11.2019 janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali kishte raportuar mbrëmë ekskluzivisht se njëri prej të arrestuarve është Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.
Numri i personave të arrestuar për konfliktin e armatosur që la katër persona të plagosur ka shkuar në katër, ndërkohë policia kishte njoftuar se kishte identifikuar shtatë persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje. /Gazeta Sinjali/