image Gruaja zbulon të vërtetën tronditëse kur i gjeti burrit buzëkuq në veturë

Modë & Stil

Gruaja zbulon të vërtetën tronditëse kur i gjeti burrit buzëkuq në veturë

news image

Kur Kelly Allen gjeti një buzëkuq në kroskotin e makinës së bashkëshortit të saj, ajo mendoi se ai mund të ishte duke e tradhtuar me ndonjë grua tjetër.

Gjithsesi, si duket, dyshimet e Kelly-t dolën të ishin të pa baza, por bashkëshorti Warran Allen po fshihte diçka tjetër që kishte të bënte me buzëkuqët.

Ai i rrëfeu se nuk po e tradhtonte me asnjë tjetër, por thjesht donte që të bëhej grua për vete.

Çifti kishin 10 vite të martuar dhe kanë 2 fëmijë së bashku, por Warren e kishte mbajtur të fshehtë identitetin e tij që nga adoleshenca.

I zënë ngushtë, ai i kishte thënë:

Nuk po të tradhtoj. Nuk kam asnjë tjetër. E vërteta është që unë dua të jem grua.”

E befasuar, nga ajo që po dëgjonte, Kelly mori vesh gjithashtu se burri i saj donte që të quhej Zoey dhe donte gjithashtu që t’i nënshtrohej një operacioni për ndryshimin e gjinisë.

Edhe pse nuk e priste, 37-vjeçarja u lehtësua nga fakti që ai nuk po e tradhtonte dhe vendosi që ta pranonte ashtu siç është.