image Vdes gruaja pasi dentisti ia nxorri 10 dhëmbë për një javë

Shëndetësi

Vdes gruaja pasi dentisti ia nxorri 10 dhëmbë për një javë

news image

Një grua 48 vjeçare vdiq pasi dentisti ia nxorri 10 dhëmbë.

Familja e Magzine Gordon, ka akuzuar denistin Tushar Patel, pasi ia hoqi asaj dhëmbët në dy seanca gjatë një jave.

Duke folur për herë të parë, familja e saj e shkatërruar tha: “Ai mund të jetë sërish një dentist vitin e ardhshëm, ndërsa ne do të jemi pa Magzine përgjithmonë”.

Motra e saj Dawn Boatswain, tregoi se si ajo ishte një aktiviste dhe vullnetare bamirësie e LGBTI, si dhe një këshilltare e përkushtuar për politikë, duke mbrojtur njerëz të pafavorshëm.

Dawn tha se motra e saj shtyu mjekimin për sëmundjen e mishrave të dhëmbëve për vite me radhë para se të shkonte tek Dr.Patel, në New Park, Brixton në korrik të këtij vitit, kur dhëmbët kishin filluar të prishen.

Dr.Patel nxori pesë dhëmbë të saj më 13 korrik dhe pesë të tjerë më 18 korrik, por nuk i mjekoi më tej ata e as nuk qepi plagët. /Gazeta Sinjali/