Policia e Kosovës është lajmëruar nga një grua në fshatin Carralevë e Shtimes, për një rast vjedhje, por që vet gruas në fjalë i ka dalur problem me Policinë e Kosovës.
Teksa Policia e Kosovës po e kontrollonte shtëpinë lidhur me rastin e raportuar për vjedhje, janë gjetur dy revole.
Gruaja që kishte lajmëruar rastin ka thënë se armët nuk janë të saj, por që janë të ish-bashkëshortit që tani ka ndërruar jetë.
“Njësiti i hetimeve gjatë shikimit të vendit të ngjarjes ku ishte paraqitur një rast i vjedhjes, në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare ka gjetur dhe konfiskuar dy revole me dy karikatorë të zbrazet. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara-pronarja e shtëpisë e cila ka deklaruar se këto armë kanë qenë të bashkëshortit të saj tani të ndjerë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/