Një grua e moshës 54 vjeçare ka tentuar t`i jap fund jetës së saj në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur sot në orën 08:00 në rrugën “Beteja e Llapushnikut”, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
E dyshuara. emër i njohur për redaksinë ka tentuar të kërcej nga dritarja e katit të pestë të ndërtesës, teska është parë nga një dëshmitar i cili e ka lajmëruar menjëherë rastin në polici.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti patrullues i policisë, hetusit policorë dhe ekipi mjekësor i emergjencës, të cilët kanë arritur ta largojnë të dyshuarën dhe ta shpëtojnë nga më e keqja.
Pas trajtimit shëndetësor, e dyshuara është liruar për në shtëpi.
Motivet e kësaj tentim vetëvrasje ende janë të panjohura, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë. /Gazeta Sinjali/