Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në Veternik të Prishtinë, ku një 37-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është sulmuar nga gruaja, në shtëpinë e tyre raporton Gazeta Sinjali.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, në orët e mëngjesit të sotëm, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Por, edhe burri qe e raportoi rastin, u intervistua në cilësinë e të dyshuarit. Kjo pasi që i njëjti dyshohet ta ketë kanosur bashkëshorten, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion për intervistim, ku kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjen që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.