Të shtunën një grua në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se derisa ishte në bashkëjetesë me një person, i njëjti e ka trafikuar, detyruar, shantazhuar, por edhe kërcënuar vazhdimisht.
Pas konsultimit me prokurorin viktima dërgohet në strehimore. Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti mbetet duke u hetuar.
“Viktima femër ka raportuar se deri sa ishte ne bashkëjetesë me të dyshuarin mashkull , i njëjti e ka trafikuar, detyruar, shantazhuar por edhe kërcënuar vazhdimisht. Pas konsultimit me prokurorin viktima dërgohet ne strehimore. Nuk raportohet për të arrestuar, perderisa rasti po hetohet”, tha policia në raportin 24 orësh./Sinjali/