Një grua qëlloi me thikë dy persona pas një debati në rrugë afër Shën Elizesë në Francë ditën e sotme.
Ajo po debatonte me dy gra të tjera e më pas u fut brenda makinës së saj të parkuar aty afër dhe mori një thikë me të cilën kreu krimin.
Pas kësaj, ajo hipi në makinë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku sipa mjekëve gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia arrestoi pak minuta më vonë autoren e krimit./Gazeta Sinjali/