Një grua që u raportua e humbur dje në lagjen Dardania në Prishtinë, është kthyer te familja e saj.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se gruaja në fjalë është kthyer te familja në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas kërkesës për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëherë të njëjtën datë më 11.01.2020, e njëjta (personi) është identifikuar nga familjari (djali) i saj. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta në gjendje të mirë shëndetsore iu është kthyer familjarëve”, ka thënë Hoxha.
Lajmin e kishte bërë të ditur për Gazetën Sinjali, edhe djali i saj, i cili konfirmoi se nëna e tij është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi.
“Ju njoftojmë se ajo është kthyer në familjen e saj shëndosh e mirë”, ka thënë ai përmes e-mailit.
Mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.
Sot, mësohet se ajo u kthye te familja e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Sinjali/