Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grua që është gjendur pa shenja jeta në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren, pasditen e sotme, rreth orës 14:50.
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçare e cila për më shumë se 15 vjet jetonte e vetme. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin Policia është duke vazhduar hetimet.