image Gruaja që shpëtoi rreth 100 qenë endacakë nga uragani në Bahama

Botë

Gruaja që shpëtoi rreth 100 qenë endacakë nga uragani në Bahama

news image

Chella Philips nga Bahama ka arritur t’i  shpëtoj nga uragani Dorian në kryeqytetin Nassau,  afro 100 qenë endacakë.  

Phillips e cila drejton një strehë qensh endacakë i solli kafshët në shtëpi gjatë stuhisë.    

Ajo postoi fotografi të qenve dhe shkroi se në shtëpinë e saj kishte 97 qenë endacakë.

Rreth 79 u fshehën në dhomën e gjumit të saj. Phillips thekson se qentë janë me shpirt të mirë dhe u binden “rregullave të shtëpisë”,

Shtëpia e saj u barikadua para se ishulli të goditej nga stuhia e dytë më e fortë në histori.

Pasi jeta të kthehet në normalitet, qëllimi i saj është gjetja e familjeve për adoptim të qenve.

Uragani Dorian tani po lëviz në veri me erëra më të dobëta.
Shtatë vetë vdiqën në Bahama gjatë stuhisë, por autoritetet kanë frikë se numri është më i lartë.