image Gruaja që nuk ka pirë ujë për një vit, pohon se 'agjërimi' ia ka përmirësuar shëndetin

Kuriozitete

Gruaja që nuk ka pirë ujë për një vit, pohon se ‘agjërimi’ ia ka përmirësuar shëndetin

news image

Sophie Partik, 35-vjeçare, e cila jeton në Bali, Indonezi, thotë se bën ‘agjërim të thatë’ çdo ditë deri në 14 orë, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Sophie filloi të ‘agjërojë’ një vit më parë dhe tani pretendon se i ka shëruar nyjet, sytë e fryrë, alergjitë ushqimore, lëkurën e keqe dhe problemet e tretjes. Ajo pretendon se lëkura e saj po shkëlqen dhe se ka më shumë energji se kurrë.

Trajnerja e nutricionit dhe mësuesja e yogës thotë se bën “agjërim të thatë” çdo ditë për 13-14 orë dhe kur ajo konsumon lëngje, ajo pi vetëm ‘ujë të gjallë’, pra, lëngun e nxjerrë nga frutat.

Sophie pretendon se është në gjendje të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen trupit nga frutat, perimet, lëngjet dhe uji i kokosit.

Ajo tha: “Unë kisha ënjtje ekstreme në fytyrë dhe nyje, si dhe fryrje – isha aq e ënjtur, sa dukesha e sëmurë. Mjekët po më thoshin se nuk ka asgjë me mua dhe nëse do të doja të hiqja qafe sytë e fryrë do të duhej t’i nënshtrohesha një operacioni”.

Asaj ia kishte sygjeruar një mik që ta provojë ‘agjërimin e thatë’ dhe sipas 35-vjeçares “shumë shpejt, fryrja filloi të përmirësohej, kështu që doja të hulumtoja edhe më shumë”, theksoi ajo.

Sipas saj, pirja e ujit në shishe bën që veshkët të mbingarkohen dhe të nxjerrin jashtë të gjitha lëndët ushqyese nga trupi: “Ju nuk keni nevojë për ujë për të qëndruar të hidratuar, thjesht ju bën të ndiheni të fryrë. Kur filloni agjërimin e thatë, shpejt e kuptoni që trupi juaj nuk ka nevojë për ujë”.

Sophie tha se edhe pse familja e saj nuk e kupton, ajo ka marrë mbështetje të madhe nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët mund të shohin se sa mirë duket:

“Unë kam ndaluar së përpjekuri të ua shpjegoj familjarëve të mi sepse ata ngatërrohen edhe më shumë. Ata mund të shohin që unë bëj stërvitje, unë fle më pak se ata dhe po ndriçoj, ndihem super energjetike. Mendoj se dukem më së miri që e kam parë vetën ndonjëherë.” përfundoi ajo. /GazetaSinjali/