Në Podujevë një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo pas sulmit ka pranuar ndihmë mjekësore në QKUK.
Përveç dhunës nga bashkëshorti, ajo ka thënë që vjehrri i saj e ka keqtrajtuar psiqikisht atë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, mirëpo me vendim të prokurorit janë liruar pas intervistimit. /GazetaSinjali/