Një grua nga fshati “Hallaq i Vogël” në Lipjan, mbrëmjen e 23 nëntori është ankuar në polici se është viktimë e vazhdueshme e dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë me dije se viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor, mirëpo e njëjta është deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor.
Ky burim gjithashtu ka thënë se viktima është vendosur në strehimore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/