Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Gjilan pasi ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2650 eurosh dhe nuk ia ka dhënë paratë punëtorit të postës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo e ka mashtruar duke i thënë se po shkon për t’i marrë paratë që ta kryejë pagesën, ndërsa është larguar në drejtim të panjohur.
Rastin në polici e ka paraqitur punëtori i postës, ndërsa e dyshuara e ka pranuar se e ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’.