image Gruaja nga Ferizaj raporton në Polici se është dhunuar nga një burrë

Siguri

Gruaja nga Ferizaj raporton në Polici se është dhunuar nga një burrë

news image

Sot në stacionin policor të Ferizajt është denoncuar një rast i dhunimit, që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Sali Qeku”. Një grua ka raportuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, pa dëshirën e saj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pas denoncimit të rastit, një patrullë e Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar viktimën në stacion për të marrë deklaratën e saj.

Viktima është intervistuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërkohë që i dyshuari, sipas burimeve të Sinjalit nuk është identifikuar ende, por që dyshohet se është nga Komuna e Malishevës.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “dhunim”, ndërkaq hetimet ta bëjnë identifikimin e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/