Një grua në Ferizaj e kishte njoftuar Policinë dje se burri i saj kishte shkuar në shtëpinë e saj, ndonëse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, raporton GazetaSinjali.
Mirëpo pas hetimit të rastit, Policia ka thënë se është kuptuar që e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj.
Ajo është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Gruaja dyshohet se e ka kryer veprën “Kallëzim i rremë”.