Një rast i rëndë ka ndodhur të premten në një familje, në lagjen Arbanë të Prizrenit, ku një 52-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke përdorur medikamente në sasi të madhe.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, pas tentimit për të bërë vetëvrasje.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.
Siç mëson Sinjali, gruaja 52-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e divorcit nga bashkëshorti e saj.
Lidhur me këtë ngjarje, është iniciuar rasti “tentim vetëvrasje”.