Në fshatin Brecë të Podujevës, dje në orët e mbrëmjes ndodhi një rast i dhunës në familje, ku si në shumicën e rasteve të tjera, viktimë ishte një grua, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. E pas zënkës me burrin, vëllai i tij e kishte sulmuar atë fizikisht.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se gruaja e kishte denoncuar menjëherë ngjarjen në Polici, ku me vendim të prokurorit rasti është hapur si “dhunë në familje” dhe kanë filluar hetimet.