Dje në Polici, një grua në Graçanicë ka raportuar se është ngacmuar nga një burrë derisa ishte duke punuar në vendin e saj të punës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim”.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se derisa ishte në vendin e saj të punës është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.