Ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Angli, ku një grua e ka goditur me thikë kamerieren pasi që dyshonte që ajo kishte lidhje me bashkëshortin e sajë, përcjell Sinjali.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Wareickshire të Anglisë.
Luisa Santos, 47 vjeç, iu drejtua bashkëshortit të saj Pedro Santos duke i kërkuar llogari se pse po qeshte me adoleshenten, Hannah Pritchett dhe i kërkoi të zgjedhte mes 18-vjeçares dhe familjes.
Por pasi ai nuk reagoi, Santos mori një thikë nga kuzhina dhe goditi kamerieren në sytë e klientëve. 18-vjeçarja u largua me vrap në drejtim të makinës së saj aty ku u rrëzua më pas dhe ra pa ndjenja.
Fatmirësisht, adoleshentja arriti të shpëtojë.
Gjithçka ka ndodhur për shkak të xhelozisë pasi 18-vjeçarja kishte një të dashur dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me bashkëshortin e Santos, ndaj të cilës tashmë rëndon akuza e plagosjes me dashje.