Një grua 42-vjeçe mëngjesin e sotëm ka tentuar të bëj vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës ku banon në Tiranë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në një ndërtesë në autostradën Tiranë – Durrës.
Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D.P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës, raporton abcews.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje./GazetaSinjali/