Gruaja e cila u zhduk ditë më parë në Zubin Potok, është gjetur e vdekur pas një kërkimi disa ditor të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Siç njofton ShKKSh, gruaja në fjalë u gjet në një humnerë në brezin kufitar me Serbinë.
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë.
Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e tyre.