Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj ka vdekur më 23.07.2020, ndërsa shpreh dyshimin se viktimës nuk i ishte ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas saj, kjo është bërë për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor.
Rasti në polici është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Më 24.07.2020 ankuesja femër kosovar ka informuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka vdekur më 23.07.2020, dhe shprehë dyshimin se viktimës për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor, nuk i ishte ofruar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/