image Grimi që preferohet për sezonin e vjeshtës

Këshilla/ Grimi që preferohet për sezonin e vjeshtës

news image

Këtë sezon grimi vjen më i sofistikuar, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm.

Vështrimi misterioz luan me dritëhijet e ngjyrave të mbyllëta me shkëlqim, duke krijuar një kontrast me ngjyrën natyrale të fytyrës dhe buzëve.

Nuk kemi asgjë kundër eksperimentimit me sy të theksuar dhe buzë që bien në sy, por nëse synoni anën e errët, atëherë duhet të kufizoheni disi. Zgjidhni mes një grimi dramatik për sytë ose buzëve vampir.

E zeza dhe grija e errët për sytë janë çelësi kur bëhet fjalë për grimi gotik, por kjo s’do të thotë që nuk arrini dot të njëjtin efekt me blunë, vjollcën, kafen ose edhe vishnjën e errët.

Nëse doni të realizoni këtë pamje, atëherë shtresëzimi i kremit pudër është një gabim i madh. Ajo që ju duhet është një nuancë fare natyrale dhe e lehtë, që të balancojë siç duhet sytë apo buzën e errët. Përndryshe do të dukeni thjesht të vjetra. Mos harroni edhe pak rozë të lehtë për faqet./Gazeta Sinjali/