Antoine Griezmann bëri bujë të madhe në rrjetet sociale në ditën e fundit të merkatos verore, raporton Sinjali Sport.
Francezi u rikthye te Atletico Madrid në formë huazimi.
Sulmuesi 30 vjeç rikthehet te Los Colchoneros pas dy viteve të kaluara në Barcelonë.
Griezmann nuk e vazhdoi atë formë që e kishte me madrilenët edhe me Barcelonën dhe kjo ndikoi që ai të kërkojë një largim.
Kampioni i botës me Francën, ka kaluar pesë vite te Atletico ku tregoi aftësitë e tij që i ka, pasi dy herë hyri në top 3 për top të artë në vitin 2016 dhe 2018.
Antoine Griezmann te Atletico Madrid do mbajë një numër të ri, atë 8, ku do jetë hera e parë që vesh këtë numër.