image Griezmann: Nuk largohem nga Barça, dua këtë numër

Futboll

Futboll/ Griezmann: Nuk largohem nga Barça, dua këtë numër

news image

Pavarsisht se ky sezon i parë ka qenë i vështirë për të, Antoine Griezmann nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona pas vetëm 1 viti.

E vetmja gjë që dëshiron të ndryshojë sulmuesi francez në këto  momente është numri në skuadër.

Në javët e fundit është folur shumë për një shitje nga ana e Barcelonës të Griezmann por ish-lojtari i Atleticos ka deklaruar se ndihet mirë te Barcelona por ndërkohë kërkon të mbajë veshur fanellën me numër 7, të cilën nuk ka arritur ta disponojë pasi e mbante Coutinho i cili në verë u huazua te Bayern Munich.