Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.
“Sot kam dorëzuar në Komisionin e Mandateve kërkesën për lënien e mandatit. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që mund të përgjigjem. Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja mos ndodhnin dështimet”, tha Duma.
Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha.
Në vitin 2014 ajo u votua si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ndërsa në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për tu rizgjedhur si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.