image Greqia pezullon për 3 vjet TVSH-në për ndërtimet

Botë

Botë/ Greqia pezullon për 3 vjet TVSH-në për ndërtimet

news image

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar pezullimin për 3 vjet të pagesave të TVSH-së për çdo ndërtim të ri, përfshirë pronat e pashitura të ndërtuara pas 1 janarit 2006.

Njoftimin, kryeministri i Greqisë e bëri të ditur gjatë fjalës së tij në një tryezë të organizuar për ekonominë.

“TVSH-ja në të gjitha lejet e reja të ndërtimit është pezulluar për tre vitet e ardhshme, siç është për lejet më të vjetra të lëshuara pas 1 janarit 2006. Me fjalë të tjera, të gjitha ndërtimet e reja janë të liruara nga TVSH-ja, siç janë pronat e ndërtuara 14 vitet e fundit që nuk janë shitur akoma”, tha Mitsotakis.

Ai tha se përjashtimi nga TVSH-ja ishte gjithashtu i vlefshëm edhe në rastet ku pronarët u japin tokën ndërtuesve në këmbim të një numri të apartamenteve të ardhshme. Në të gjitha rastet, pohoi Mitsotakis, lirimi nga TVSH do të kërkohej me një aplikim të thjeshtë.