image Greqia me rregulla të reja për turistët këtë verë

Rajon

Pandemia/ Greqia me rregulla të reja për turistët këtë verë

news image

Plazhet plot me njerëz, udhëtime turistike dhe pishina të stërmbushura nuk do të mund të shihen edhe për ca kohë në Greqi, gjykuar nga të gjitha ato që po i thonë zyrtarët e këtij vendi.

Evropa akoma po vazhdon të mendoj një botë të sigurtë pas pandemisë, kurse një botë e sigurtë përveç tjerash nuk përfshin vendet e zëna në mes te aeroplanit, plazhet dhe autobusët plotë me njerëz si dhe turma të turistëve duke pritur nëpër aeroporte.

Ministri grek i Turizmit, ka deklaruar se udhëtimet dhe pushimet verore do të realizohen “nën rregullat e reja” që janë më ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim para pandemisë së coronavirusit.

“Nëse duam të mendojmë për mundësinë e udhëtimit këtë vit, duhet të bëhet me kushte të veçanta. Duhet të kemi rregulla të reja për hotelet, plazhet, pishinat, kushte të reja për tavolinat suedeze nëpër hotele dhe rregulla të reja për vizitat turistike”, ka shtuar ministri grek i Turizmit, Haris Teokaris.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë saktë do të përfshihet në rregullat e reja, por ministrat evropianë të Turizmit, kanë zhvilluar një takim gjatë të hënës për të shqyrtuar masat e reja të kujdesit.