image Greqia lë anash rivalitetin, dërgon ndihma të shumta në Turqi

Botë

Greqia lë anash rivalitetin, dërgon ndihma të shumta në Turqi

news image

Greqia ka lënë mënjanë një rivalitet historik për të dërguar mijëra tenda, shtretër dhe batanije për të ndihmuar të pastrehët nga tërmeti.

Qeveria në Athinë ka në plan të ofrojë 80 tonë ndihmë si batanije, shtretër, tenda dhe pajisje mjekësore, tha ministria e saj e mbrojtjes civile. Fluturimet tregtare që mbanin kuti me një pjesë të ndihmës u ulën në aeroportin turk të Adanas herët të enjten, me operacionin që pritet të përfundojë deri të premten, sipas Reuters.

“Ne kemi sjellë ilaçe, pajisje mjekësore dhe gjëra thelbësore për të lehtësuar sadopak dhimbjen e njerëzve të prekur nga tërmeti,” tha ministri grek i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides, i cili shoqëroi ndihmën për në Adana. “Është koha që ne të gjithë të tregojmë ndjenjat tona të humanizmit.”

Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh, nga të drejtat territoriale në Detin Egje te Qiproja e ndarë etnikisht dhe migrimi, dhe tensionet ishin rindezur kohët e fundit.

Megjithatë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis telefonoi të hënën presidentin turk Tajip Erdogan për të shprehur ngushëllimet e tij për jetët e humbura.

/GazetaSinjali/