Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka publikuar sot në Twitter një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është larguar nga webfaqja e kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë komunikatë, të publikuar nga Grenell, thuhet se shteti izraelit është ngritur mbi krim me mbështetjen e drejtpërdrejtë ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe të plotë shteteve të tjera.
Sipas Grenell, këtë që thuhet në komunikatë e beson Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Andaj, ai thotë se ky është një diskurs i rrezikshëm për një aleat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje besojnë se Izraeli u ndërtua duke kryer krime. Dhe thotë se SHBA dhe Britania e Madhe e mbështesin këtë krim. Kjo është një diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/