image Grenell sërish akuzon Kurtin: Qysh prej Rambujesë ishe kundër presidentëve amerikanë - Sinjali

Grenell sërish akuzon Kurtin: Qysh prej Rambujesë ishe kundër presidentëve amerikanë

news image

Ish-Emisari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj liderit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi që e quajti ‘majtist anti-amerikan’ dhe e akuzoi se në vazhdimësi ka qenë kundër politikave amerikane, Grenelli shkroi për Kurtin edhe sot.

Grenell ka shkruar se Kurti ishte kundër Clintonit në Rambuje në fillim e së fundmi edhe kundër Trumpit për normalizimin ekonomik me Serbinë.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndryshe, pas deklaratave të djeshme të Grenell pati shumë reagime nga VV-ja. Ai madje u quajt ‘tyxhar’ e ‘palaço’. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin