image Grenell kërkon votën e serbëve për Trumpin: Nëse fiton Biden, Ballkani mund të kthehet në status quo

Botë

Grenell kërkon votën e serbëve për Trumpin: Nëse fiton Biden, Ballkani mund të kthehet në status quo

news image

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka takuar përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan në SHBA.

Kësaj here në Pittsburgh, ai ua ka kërkuar atyre votat për ta rizgjedhur në pozitën e presidentit shefin e tij, Donald Trump, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Grenellit, nëse Biden fiton, i gjithë Ballkani mund të kthehet në status quo-në e mëparshme dhe se pretendoi se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa i kishte injoruar serbët dhe shtetin e Serbisë.

“Nëse Biden fiton, nuk do të ketë përparim”, ka thënë Grenell./Gazeta Sinjali/