image Grenell gëzohet që eurodeputetët kërkuan liberalizimin e vizave për Kosovën: Më në fund

Politikë

Grenell gëzohet që eurodeputetët kërkuan liberalizimin e vizave për Kosovën: Më në fund

news image

Emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i është gëzar lajmit që eurodeputetët i kanë kërkaur kancelares gjermane, Angela Merkel, që ta vendos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në agjendën gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Grenell tha se ky lajm është i mirëpritur, qoftë edhe vetëm për disa sektore të caktuara të industrisë.

Ai thotë se Bashkimi Evropian është motivuar nga përqëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në normalizimin ekonomik.

“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse është vetëm për disa insustri të synuara të biznesit. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët. Ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke marrë udhëheqjen”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Reagimi i emisarit ameriak erdhi pasi 32 anëtarët e Parlamentit të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një letër drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ministrit të Punëve të Brendshme në Gjermani, Horst Seehofer, duke u kërkuar atyre që çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën ta vendosin në agjendën e Këshillit të BE-së gjatë Presidencës gjermane./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1277995000303742982