image Grekët gjuajnë me shishe drejt tifozëve të Kosovës, raportohet se ka edhe të lënduar - VIDEO

Futboll

Grekët gjuajnë me shishe drejt tifozëve të Kosovës, raportohet se ka edhe të lënduar – VIDEO

news image

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos po vazhdon që situata të jetë e tensionuar.

Gjatë pjesës së parë, disa tifozë grekë kanë gjuajtur me shishe drejt atyre të Kosovës, teksa “Insajderi” ka raportuar se dy tifozë të Kosovës kanë pësuar lëndime nga sulmet e grekëve.

Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

/GazetaSinjaliSport/