Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.
Megjithatë, në Volos po vazhdon që situata të jetë e tensionuar.
Gjatë pjesës së parë, disa tifozë grekë kanë gjuajtur me shishe drejt atyre të Kosovës, teksa “Insajderi” ka raportuar se dy tifozë të Kosovës kanë pësuar lëndime nga sulmet e grekëve.
Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.