image Gratë iraniane dhe më gjerë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini

Botë

Gratë iraniane dhe më gjerë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini

news image

Gratë në Iran po heqin shamitë e tyre dhe po presin flokët për të protestuar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Mahsa Amini, një grua kurde 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”.

Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

Më 18 shtator, ditën e varrimit të Aminit, në Iran shpërthyen protesta, ku gratë hoqën shamitë dhe i tundnin në ajër për të protestuar ndaj rregullave të mbajtjes së hixhabit që çuan në arrestimin e 22-vjeçares.

@mayamahyari For #Mahsa Amini. My heart goes out to all my female friends fighting for their basic human rights in Iran. #mahsa_amini #mahsaamini #no_to_islamic_republic_of_iran #humanrights #womenpower #griving #Iran #iranianwomenlivesmatter #iranianwomen ♬ original sound – em????

Disa gra që nuk identifikohen si myslimane kanë postuar gjithashtu homazhe për Aminin në Tik-Tok, duke thënë se duan të “qëndrojnë me gratë iraniane”. Një përdoruese në Tik-Tok mori pjesë në trendin e prerjes së flokëve dhe doli para një pasqyre me një kokë të sapo rruar, pasi një mbishkrim u shfaq në video duke thënë: “Gratë kanadiane qëndrojnë me ju”.

@altruisticmama Say her name, bring her justice, Mahsa Amini #iraniantiktok #mahsaamini #bringherjustice #oneworld #onepeople #iranianprotests2022 #wehearyou #justice #womenempowerment #women4womenrights #isupportiranianwomensequality ♬ original sound – em????

/GazetaSinjali/