image Gratë e Mitrovicës luanin me gurë deri në syfyr, hoxha: Është gjynah, feja nuk e lejon

Sociale

Gratë e Mitrovicës luanin me gurë deri në syfyr, hoxha: Është gjynah, feja nuk e lejon

news image

Në qytetin e Mitrovicës, gjatë muajit të Ramazanit, u hap një lokal në të cilin gratë mund të kalonin kohën deri në syfyr duke luajtur lojën me gurë.

Lidhur me këtë ka folur hoxha mitrovicas, Enis Rama, i cili e ka cilësuar si mëkat këtë aktivitet, transmeton Gazeta Sinjali.

“Për mua, në aspektin fetar, nuk është në rregull. Për neve si hoxhallarë, si fetar është gjynah. Nëse është bixhoz është e ndaluar, nuk lejohet. Nuk po du me u keqkuptu. Unë pres integrimi i grave të jetë në forma tjera e të bëhet lajm, e jo të jetë lajm që gratë po luhet me gurë. Nëse nis integrimi me gurë, nuk është fillim i mirë”, ka thënë Hoxha në Frontal.

/GazetaSinjali/