Vetëm 13 gra nga 39 sa janë zgjedhur në total janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës për shkak të kuotës gjinore nga zgjedhjet e 6 tetorit të mbajtura në Kosovë.
PDK është partia me më së shumti deputete të cilat përfituan nga kuota gjinore. Nëse kuota e tillë nuk do të ekzistonte, 6 nga 8 deputetet e PDK-së nuk do të ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu nga koalicioni AAK-PSD, 4 gra janë bërë deputete për shkak të kuotës gjinore, nga 5 sa do të ketë në total kjo parti politike. Në anën tjetër për shkak të kuotës gjinore asnjë deputete e VV-së nuk ka përfituar. 11 deputetet nuk kanë pasur nevojë për kuotë gjinore për t’u bërë deputete.
Postimi i plotë i Albert Krasniqit:
Në këto zgjedhje do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, vetëm 13 nga 39 të zgjedhura.
Të zbërthyera sipas subjekteve politike:
VV: 0/11
LDK: 2/9
PDK 6/8
AAK: 4/5
LS: 0/3
KDTP: 1/1
VAKAT: 0/1
NDS: 0/1
Kuotës gjinore gradualisht po i humbet rëndësia. Koha të mendohet për kuota gjinore në lista në kandidatëve 50/50.