image Gratë deputete në Kuvend të veshura me të bardha, mësohet arsyeja

Politikë

Gratë deputete në Kuvend të veshura me të bardha, mësohet arsyeja

news image

Deputetet e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sot në seancën konstituive kanë zgjedhur të vishen të gjitha me të bardha, shkruan Gazeta Sinjali.

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosja, ka thënë për mediat se kjo ka të bëjë me sensibilizimin ndaj grave, sepse është hera e parë që ka kaq shumë gra deputete në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë veshje, kanë dashur t’ju tregojnë të gjithëve se gratë mund të arrijnë gjithçka.

Gratë e partive tjera nuk janë parë të veshura me të bardha.

Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe. /Gazeta Sinjali/