Publiku me anë të televotimit ka vendosur mbrëmë që të votojë për largimin e Granit Canës nga Big Brother VIP.
Pas daljes, Graniti tha se ndjen dhimbje pak pas daljes nga ky program, duke thënë se ishin bërë si familje.
I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kujt ia uron fitoren, Graniti tregoi se i ka kërkuar Fifit që t’i premtojë se do të dalë fituese.
“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M’vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom ba dikënd me u ndi keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti.
Dalja e Granitit duket se e ka mërzitur tejmase Fifin, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e afërt me të. /GazetaSinjali/