image Granit Cana thumbon hapur Fifin

Bota e Yjeve

Granit Cana thumbon hapur Fifin

news image

Granit Cana, ishte njëri nga banorët e Big Brother Vip Albania më të përfolur gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë.

Historia e tij me Fifin bëri bujë të madhe. Teksa u duk se mes dyshes po lindte diçka, përfundoi duke mbetur miq, siç ata të dy ishin deklaruar.

Pas daljes së Fifit nga shtëpia ata janë takuar madje kanë publikuar foto së bashku duke zbuluar se kishin raporte të mira me njëri-tjetrin.

Por nuk duket se raporti i mirë vazhdon akoma, të paktën këtë na la ta kuptojmë Graniti.

Modeli dhe futbollisti nga Kosova ka realizuar një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram ku mes tjerash u pyt pse Fifi nuk është ftuar të këndojë në clubin e njohur në Prishtinë ku ai është pjesë e stafit.

‘’Nuk ka absolut kurrgjë personale, as nuk varet prej meje po… (emri i clubit) gjithmonë është përkujdes mi ftu artistat që janë on top për atë çdo ndejë është stërfull me njerëz dhe është numër 1’’, ka qenë përgjigja e Granitit, e cila u mor si thumb ndaj Fifit, të cilën tërthorazi nuk e konsideroi artiste ‘’On Top’’ për të performuar në clubin e tyre.

/GazetaSinjali/