Dardan Cena e ka nisur mbarë aventurën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.
Xhudisti kosovar kaloi me sukses në raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në raundin e dytë, Cena e mundi me waz-ari xhudistin nga Hong Kongu, Hong Nin Mak.
Në raundin e parë, Cena kaloi pa luftë.
Sot gjithashtu garojnë edhe Akil Gjakova në kategorinë e njëjtë me Dardanin dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.