Teksa bombardimet ruse kundër Ukrainës janë duke vazhduar, civilët janë duke u përballur edhe me mungesë të ushqimit.
Banorët e qytetit të Mariupolit, duke folur për BBC, kanë thënë se ata kanë mbetur pa ushqim dhe pa ujë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nuk ka dritë, nuk ka ngrohje dhe ujë tani për dy ditë të plota dhe nuk na ka mbetur pothuajse asnjë ushqim” thotë Maxim, 27 vjeç, një zhvillues IT që fshihej në banesën e gjyshërve të tij të enjten në mëngjes.
“Ushqimi dhe ilaçet nuk janë duke lëvizur në Mariupol tani. Qeveria lokale u përpoq të jepte bukë dhe ujë, por jo më. E mbusha banjën me ujë para se të ndalonte uji, na kanë mbetur rreth pesë litra”, tregoi ai.